Analizë e barazisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara në qendrat kovid të ndryshme

  • Ka dallime të mëdha mes 28 qendrave të kovid, që kanë qenë objekt i analizës, për sa i përket numrit të personelit mjekësor të angazhuar, barnave që përdoren për trajtimin e pacientëve të shtruar në spital, ofrimit të trajtimit me oksigjen, maskat e përdorura dhe numrin mesatar të ditëve të shtrimit në spital dhe shkallës së vdekshmërisë së pacientëve;
  • Vetëm pesë qendra kovid ofruan shërbime shëndetësore të nivelit të lartë sipas treguesve të hulumtimit në periudhën e analizuar, 21 prej qendrave ofruan një nivel mesatar të shërbimeve shëndetësore dhe dy me nivel të ulët të shërbimeve shëndetësore;
  • Gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit publik duke aplikuar procedurën e negocimit pa shpallje paraprake të njoftimit të shpalljes për përfshirjen e më shumë kompanive në negocim, sepse arsyeja e negocimit është urgjenca e prokurimit, dhe jo mbrojtja e të drejtës ekskluzive të kompanive të caktuara;
  • Të respektohen afatet për dorëzimin e produkteve të prokuruara, duke pasur parasysh se urgjenca e prokurimit arsyeton zbatimin e kësaj procedure negociuese pa shpallje paraprake të njoftimit për shpallje;
  • Në mënyrë të detajuar duhet të shpjegohen arsyet e çdo prokurimi në vendimin e prokurimit për të justifikuar se autoriteti kontraktues nuk mund të parashikonte prokurimin, nuk kishte kohë të zbatonte procedura të tjera dhe se rrethanat e urgjencës ekstreme në asnjë rast nuk mund t’i atribuohen institucionit i cili prokuron.

 

Lexoni analizën këtu.