Miratimi i këtij ligji në procedurë të shkurtuar dhe pa zbatimin paraprak të procesit për vlerësimin e ndikimit të rregullativës, mungesa e publikut dhe konsultimeve me palët e interesit në procesin e hartimit të ligjit, në mënyrë që ai të jetë zgjidhje për një problem kompleks me ripunimin dhe keqpërdorimin e punësimeve në administratën publike me të cilën po përballet vendi ynë është vërtet i çuditshëm dhe i pakuptueshëm. Ligji nuk rezulton me situatë vërtet specifike, ku në fakt kryhet rehabilitimi, përkatësisht falja e të gjithë punonjësve në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive për shkeljet e tyre të deritanishme të obligimeve të punës dhe i lejon ata të fillojnë punë të re në administratën shtetërore dhe lokale, si dhe personat e tjerë juridikë të themeluar prej tyre.
Prandaj, është e nevojshme të fillohet një proces serioz për vlerësimin e ligjit dhe vlerësimin e duhur të efekteve reale që mund të ketë në praktikë, pavarësisht nëse janë probleme të drejtpërdrejta në lidhje me zbatimin e tij, korrupsionin dhe konfliktin e interesit, efektet anësore mbi parimet e SIGMA për qeverisje të mirë në administratën publike, ndikim joadekuat në menaxhimin e burimeve njerëzore në administratën publike, ose probleme indirekte në lidhje me perceptimet e publikut për keqpërdorimin e ligjit, rritjen e perceptimit për korrupsion në shtet, uljen e besimit të qytetarëve në institucione, madje cilësinë e shërbimeve që qytetarët marrin nga administrata publike.
Lexoni analizën këtu.