Një nga konkluzionet themelore që dalin nga analiza e Ligjit për shpronësim është se qëllimi i ligjvënësit është të mbrojë shtetin në vend të pronarëve të pronave private që i nënshtrohen shpronësimit.
Ligji krijon kompetenca diskrecionale për organet që kryejnë shpronësimin, gjë që krijon mundësi për keqpërdorim të ndikimit dhe korrupsionit.
Kompensimi në procesin e shpronësimit mbetet dobësia më e madhe në zbatimin e këtij ligji.
Megjithëse Kushtetuta dhe Ligji udhëhiqen nga parulla për vlerë reale të tregut, në praktikë kjo mungon dhe shumica e proceseve gjyqësore zhvillohen pikërisht për shumën e kompensimit dhe çmimet jashtëzakonisht më të ulëta të ofruara nga autoritetet e shpronësimit.
Boshllëqet ligjore në dispozitat për kundërvajtje lejojnë abuzime në procedurat dhe mosndëshkim në keq menaxhimin e procedurave të shpronësimit.
Lexoni analizën këtu.