PROCEDIMET E KSHPK PËR PUNËSIMET NË SEKTORIN PUBLIK

Kjo është analizë e shkurtër tematike bashkëngjitur analizës periodike për përmirësimin e efikasitetit të punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (në tekstin në vijim KSHPK ose Komisioni Shtetëror).¹ Ky Raport shtesë i referohet procedimeve, përkatësisht punës së KSHPK-së ndërmjet 1 janarit dhe 30 qershorit 2020. Qëllimi i kësaj analize është të shqyrtojë vëllimin e punës së KSHPK-së në fushën punësime, përmbajtjen e atyre lëndëve, mënyrën e procedimit dhe rrjedhën e procedurës për lëndët dhe vendimet e marra.

Me këtë analizë, hyjmë më thellë në temën punësime, përmes analizës së procedimeve të KSHPK-së. Kjo çështje është me interes të veçantë duke pasur parasysh se punësimet në sektorin publik janë problem horizontal në të gjitha Programet e deritanishme për parandalimin e korrupsionit nga 2003 deri më sot, me aktivitete të shumta të planifikuara, por të pa implementuara deri në fund.

Teksti përmban edhe rekomandime për atë se si mund të përmirësohet efikasiteti i Komisionit Shtetëror, në përgjithësi dhe brenda kësaj fushe, por gjithashtu edhe se si KSHPK-ja, mund të forcojë efikasitetin dhe ndikimin e saj në përmirësimin e gjendjes dhe zvogëlimin e rrezikut nga korrupsioni në lidhje me punësimet.

Lexoni analizën këtu.