Qeveria ta ndryshojë vendimin për uljen e përkrahjes financare për shoqërinë civile

  • Shoqëria civile dhe Këshilli për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit civil i bëjnë thirrje Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që të rishqyrtojë dhe ndryshojë vendimin e saj për të ulur në mënyrë drastike mbështetjen financiare për organizatat e shoqërisë civile, botuar në Gazetën Zyrtare të RMV më 9 prill 2020.Ky vendim, me të cilin mbështetja financiare, në varësi të institucionit, ose është shfuqizuar plotësisht ose reduktuar rëndë, është marrë në një mënyrë jo transparente, pa u konsultuar me organizatat e shoqërisë civile, palët e interesuara dhe publikun e gjerë, i cili flet për qëndrimin joparimor të Qeverisë ndaj shoqërisë civile në këtë kohë krize. Me vendimin për të zvogëluar mbështetjen e nevojshme prej afro 525,000 euro, shteti de fakto përjashton shoqërinë civile si partner përkatës në trajtimin e krizës së shkaktuar nga epidemia e COVID-19.Duke njohur urgjencën e situatës, organizatat e shoqërisë civile që nga fillimi i epidemisë u mobilizuan shumë shpejt dhe me efikasitet, vunë në dispozicion të gjitha resurset e tyre dhe përmes një seri aktivitetesh siguruan ndihmë të drejtpërdrejtë dhe humanitare për qytetarët më të prekur. Fatkeqësisht, Qeveria e RMV-së nuk e njeh këtë reagim të shpejtë për ndërmarrjen e veprimeve që kanë një rëndësi të madhe për qytetarët, por edhe për trajtimin e drejtpërdrejtë të krizës, si një partneritet në luftën kundër COVID-19. Për më tepër, vendimi për të zvogëluar mbështetjen financiare të Qeverisë së RMV-së pengon seriozisht qëndrueshmërinë dhe punën e vazhdueshme të organizatave, veçanërisht në drejtim të ndihmës dhe mbështetjes së tyre për bashkësitë në kohë krize.

    Organizatat qytetare janë një segment I rëndësishëm në një shoqëri demokratike, ato kanë aftësi, njohuri, shërbime dhe qasje në grupet e synuara prioritare, të cilat shpesh janë shumë më të përshtatshme sesa ato të institucioneve shtetërore. Kjo gjendje e jashtëzakonshme ka prekur seriozisht shoqërinë civile, së bashku me të gjithë segmentet e tjera. Reduktimi i mbështetjes financiare privon sektorin nga një burim i konsiderueshëm i financimit të nevojshëm për të funksionuar brenda dhe jashtë kushteve të krizës, rrezikon qasjen e mbështetjes që organizatat ofrojnë për qytetarët dhe përfundimisht çon në një situatë në të cilën njerëzit e sektorit do të mbeten pa burime bazë të të ardhurave.

    Shoqëria civile ka mirëkuptim të plotë për situatën e krizës në të cilën gjendemi, si dhe nevojën për solidaritet, por në kushte kur organizatat e shoqërisë civile po punojnë për të riparuar dëmet nga situata e re, me çka ndihmon Qeverinë e RMV-së në trajtimin e krizës shëndetësore, ulje të tilla serioze do të jenë të dëmshme për punën afatgjate të organizatave qytetare.Prandaj, i bëjmë thirrje Qeverisë që të ndryshojë vendimin e saj dhe përmes dialogut dhe në mënyrë transparente të kthejë një pjesë të fondeve për qëllimin e tyre fillestar – mbështetje të organizatave qytetare për të arritur misionet dhe qëllimet e tyre, por veçanërisht për të mbështetur aktivitetet për t’u ballafaquar me krizën e shkaktuar nga epidemia.

    Reagimi zyrtar i është dorëzuar Qeverisë së RMV-së, dhe teksti i plotë mund të gjendet në lidhjen e mëposhtme: https://bit.ly/34Pqbk7

     

    Me nderime,

     

    Совет за соработка со и развој на граѓанскиот сектор, Асоцијација за демократски иницијативи, Гостивар; Блупринт група за реформи во правосудството; Виа вита, Битола; Доверба, Скопје; ЕГАЛ, Скопје; ЕХО – Едукативно-хуманитарна организација, Штип; Заедно посилни; Здружение Гласен Текстилец, Штип; Здружение Глобал, Битола; Здружение за давање услуги на лицата со попреченост ХЕНДИМАК, Тетово; Здружение за дислексија АЈНШТАЈН; Здружение за едукација на земјоделци Зелена берза, Битола; Здружение за еманципација, солидарност и еднаквост на жените – ЕСЕ; Здружение за истражување и анализи ЗМАИ; Здружение за поддршка на маргинализирани работници СТАР-СТАР; Здружение за правна едукација и транспарентност Станица П.Е.Т., Прилеп; Здружение за рурален развој Локална акциона група Агро Лидер, Кривогаштани; Здружение за унапредување и заштита на правата на работниците Достоинствен работник, Прилеп; Здружение Мултикултура, Тетово; Здружение Национален ромски центар, Куманово; Здружение Ромски деловен информативен центар на Македонија – ЗРДИЦМ; Зона, Кавадарци; Избор, Струмица; Институт за демократија „Социетас цивилис“; Институт за европска политика; Институт за човекови права; ИРИЗ – Иницијатива за развој и инклузија на заедниците; Коалиција „Сите за правично судење“; Коалиција Маргини; Конект; ЛГБТИ Центар за поддршка; Македонска платформа против сиромаштија; Македонски центар за меѓународна соработка; Македонско здружение на млади правници; Медиа Плус, Штип; Младински клуб, Штип; Младински културен центар – Битола; Младински образовен форум; Мрежа за спречување и заштита од дискриминација; Национален младински совет на Македонија; Национална мрежа против насилство врз жените и семејно насилство; НВО „КХАМ“, Делчево; НВО Инфоцентар; Независен академски синдикат – НАкС; Опција, Охрид; Платформа на граѓански организации за борба против корупција; Платформа за родова еднаквост; ПРОФИЦИО – мултиетничка толеранција преку економски просперитет; Пулс, Куманово; Реактор – Истражување во акција; Регионално географско друштво ГЕОСФЕРА, Битола; Рурална коалиција, Куманово; Сојуз на здруженија за рурален развој Мрежа на ЛАГови, Кривогаштани; Транспаренси Интернешнл – Македонија; Транспарентност Македонија; FINANCE THINK – Институт за економски истражувања и политики; Фондација за дебата и едукација ИДЕА Југоисточна Европа; Фондација за интернет и општество Метаморфозис; Фондација за развој на локалната заедница, Штип; Фондација Отворено општество – Македонија; Фондација ЦЕЕД Македонија; Фондацијата за образовни и културни иницијативи „Чекор по чекор“; ФОРУМ – Центар за стратегиски истражувања и документација; ХЕЛП, Гостивар; Хелсиншки комитет за човекови права; ХЕРА – Асоцијација за здравствена едукација и истражување; ХОПС – Опции за здрав живот Скопје; Центар за граѓански комуникации; Центар за едукација и тренинзи АКТИВ ЛАЈФ, Тетово; Центар за истражување и креирање политики; Центар за истражувачко новинарство СКУП Македонија; Центар за правни истражувања и анализи; Центар на заедницата на општина Струга, Струга