Hulumtime dhe botime

ANALIZA E PUNËS SË KSHPK NË PJESËN PËR KONTROLLIN E INTERESAVE DHE PRONË NË GJYSMËN E PARË TË VITIT

Publikuar më 31.05.2021 12:23:05

Kontrolli i interesave dhe pronës është pjesë thelbësore në luftën kundër korrupsionit dhe në punën e Komisionit. Prandaj është e nevojshme që KSHPK-ja, të ketë rezultate më të mira në këtë fushë.

Ajo që shihet qartë nga shtjellimi i këtij raporti të KSHPK-së (në pjesën e kontrollit të interesave dhe pronës), si dhe nga pjesa tjetër e literaturës, është se rreth dy të tretat e punës së saj në këtë fushë kanë të bëjnë me dorëzimit jo në kohë të listës anketuese. Shihet se kohëzgjatja për zgjidhjen e lëndëve për kontrollin e pronës dhe interesave, KSHPK-ja, punon shumë gjatë. Kohëzgjatja ka efekt shumë negativ mbi imazhin publik të KSHPK-së, dhe kjo duhet të korrigjohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Është e nevojshme të rritet kapaciteti i KSHPKsë, në një periudhë kur nuk dihet kur do të kompletohet ndërveprimi me bazat e të dhënave të Regjistrit Qendror, Depozitarit Qendror të Letrave me Vlerë, Doganës, Drejtorisë së Evidencës amë, DAP, etj. Kjo do të thotë që ndërkohë është e nevojshme të angazhohen në mënyrë proaktive dhe të rritet numri i të punësuarve në KSHPK, detyra e të cilëve do të jetë kontrolli dhe vërtetimi i pronës së deklaruar.

Lexoni analizën këtu.