Hulumtime dhe botime

Roli i KSHPK-së, gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2020

Publikuar më 02.04.2021 11:47:03

Viti i kaluar u karakterizua kryesisht nga pandemia e shkaktuar nga KOVID-19, e cila nuk e la të imune as Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo krizë pati ndikimin e saj në shumë zhvillime socio-politike që rezultuan me rishikimin e zgjidhjeve të caktuara ligjore si dhe shfuqizimin e tyre të përkohshëm në mënyrë që të siguron kushte për funksionimin e rregullt të shtetit.

Specifikat e këtyre zgjedhjeve të parakohshme parlamentare shihen në shumë elemente që janë shkaktuar dhe vuajtur jo vetëm nga korona kriza, por edhe nga vetë sistemi që ishte objekt diskutimi gjatë vitit 2020. Pikërisht mundësia për interpretim të ndryshëm të strukturës ligjore nga institucione të ndryshme dhe përbërës politikë, si dhe paqartësitë ligjore, rezultuan në prolongimin e vetë procesit zgjedhor.

Në këtë proces, përveç pushtetit ekzekutiv dhe ligjvënës, rol të rëndësishëm luajtën edhe organe të pavarura dhe autonome, siç është Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (në vijim KSHPK), të cilët janë përgjegjëse të parandalojnë veprime të paligjshme në politikë dhe në zhvillimin e procesit zgjedhor.

Lexoni analizën këtu.